Politika për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Dispozitat e mëposhtme të Politikës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së Brainster do të rregullojnë mënyrën e përdorimit të të dhënave personale të Përdoruesit, mjetet juridike të Përdoruesve në përputhje me Legjislacionin përkatës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, procedurën në rastet e shkeljeve të të dhënave, etj.
Përdoruesit këshillohen që të shqyrtojnë me kujdes këtë dokument.
Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.brainster.al, Brainster mund mbledhë në mënyrë direkte (nëpërmjet plotësimit të formularëve të aplikimit për punë, akses në shërbimet online, aplikim ankesa online) apo indirekte (adresa IP e kompjuterit tuaj) të dhëna me karakter personal, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Me plotësimin e të dhënave dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre. Brainster siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimeve të dakortësuara duke marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, «Për mbrojtjen e të dhënave personale».
Përkufizimet
- Përdoruesi. “Subjekti i të Dhënave Personale” ose “Përdoruesi” përkufizohet si një person fizik që ka aplikuar dhe/ose është pranuar në Akademitë e Brainster për Programim Front-end, Udhëheqja & Menaxhmenti.
- Termi “Përdorues” do të shtrihet edhe tek personat që dëshirojnë të mbledhin informacion të mëtejshëm në lidhje me Akademitë e lartpërmendura nëpërmjet faqes së internetit.
- Brainster. “Brainster” për qëllimet e këtyre Termave dhe Kushteve do të nënkuptojë Shoqërinë për edukim në internet Brainster, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë.
- Akademia. “Akademia” i referohet akademive arsimore joformale të ofruara nga Brainster.
- Faqja e internetit. “Faqja e internetit” për qëllimet e kësaj Politike Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të nënkuptojë faqen zyrtare të brainster.al
- Pala e tretë. “Pala e tretë” përkufizohet si person fizik ose juridik, institucion publik, agjensi ose një person i ndryshëm nga subjekti i të dhënave, kontrollues, përpunues dhe persona që, nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit ose përpunuesit, kanë autoritetin për të përpunuar të dhënat personale;
- Formulari i aplikimit. “Formulari i Aplikimit” i referohet formularit të shfaqur në faqen e internetit të Brainster që një përdorues duhet të plotësojë për të kërkuar shërbimet tona;
- Pyetësori i karrierës. “Pyetësori i Karrierës” i referohet një prej Produkteve të Brainster që Përdoruesit mund ta përdorin pa detyrim, pagesë ose çdo formë tjetër detyruese;
- Të dhëna Personale. “Të dhënat personale” është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. Për qëllimet e kësaj Politike të Privatësisë, termi “Të dhënat personale” do të shtrihet edhe për personat juridikë.
- Përpunimi. “Përpunim i të dhënave personale” është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash.
- Kontrolluesi. “Kontrollues” është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës në Republikën e Shqipërisë, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj.
- Përpunues. “Përpunues” është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që përpunon të dhëna personale në emër të kontrolluesit.
- Pëlqimi. “Pëlqim i subjekteve të të dhënave” është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.
- Shkelja e të dhënave personale. “Shkelje e të dhënave personale” do të thotë një shkelje e sigurisë që çon në shkatërrim aksidental ose të paligjshëm, humbje, ndryshim, zbulim të paautorizuar ose qasje në të dhënat personale të transmetuara, të ruajtura ose të përpunuara ndryshe.
- Autoriteti mbikëqyrës. “Autoriteti mbikëqyrës” do të thotë një autoritet i pavarur publik i cili ofron mbrojtje adekuate të të drejtës së subjektit të të dhënave në lidhje me të dhënat personale.
- Komisioner. “Komisioner” i referohet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Përdorimi i informacionit, p.sh. të dhënave personale dhe informacioneve të tjera
Të dhënat personale dhe informacione të tjera që i përkasin një Përdoruesi specifik, të përshkruara në më shumë detaje në Seksionin Pëlqimi i kësaj Politike të Privatësisë, do të përdoren për arsye specifike të ofrimit të shërbimeve që konsistojnë në edukimin joformal, planifikimin e intervistave dhe testimin e nevojshëm për pranimin në Akademinë përkatëse, gjenerimin e kontakteve, dhe informimin e individëve të interesuar. Përdoruesit gjithashtu pranojnë të marrin Buletinin Informues të Brainster dhe t’i nënshtrohen fushatave të tjera të marketingut.
Të gjitha të dhënat personale dhe informacione të tjera do të përdoren nga Brainster për këtë dhe për vetëm këtë qëllim.
Kategoritë e të dhënave personale që po përpunohen
- Të dhëna të identifikimit personal;
- Adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP);
- Pajisja, lloji dhe modeli juaj;
- Sistemi juaj operativ;
- Lloji i shfletuesit, shtojcat, versioni dhe gjuha;
- Faqet që vizitoni në faqen tonë të internetit dhe koha që kaloni në çdo faqe;
- URL-të që ju ridrejtojnë në faqet tona të internetit dhe në disa raste, fjalët dhe fjalët kyçe që keni përdorur në përpjekjen për të gjetur faqen tonë të internetit;
- Shteti (siç përcaktohet nga adresa IP e përdorur);
- Regjistrat e serverit fshihen automatikisht në harkun kohor prej 15 ditësh, përveç kur rrethanat aplikojnë ruajtje më të gjatë, për shembull, për të identifikuar një virus ose një sulm malware.
PËRDORIMI I WEBSITE NGA TË MITUR
Ne u rekomandojmë të gjithë prindërve dhe/ose kujdestarëve që të sigurojnë që fëmijët e tyre të mitur të njihen me menaxhimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të të dhënave të tyre personale në internet. Të miturit nuk duhet të japin të dhëna personale pa pëlqimin e prindërve ose të kujdestarit. Pas përpunimit të të dhënave personale, nëse ka Përdorues nën 18 Vjeç që kanë përdorur “Formularin e Aplikimit”, Brainster supozon se i njëjti Përdorues ka pasur pëlqimin prindëror për ta bërë këtë. Brainster nuk mbledh ose përpunon të dhëna personale nga aplikantët që kanë më pak se 17 vjeç, dhe as nuk ia përcjell të njëjtat një “pale të tretë” pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit.
- Pëlqimi
Përdoruesi(ët) pranojnë që me futjen e informacionit të vijueshëm në faqen e internetit, d.m.th futjen e adresës së tyre të emailit, emrit dhe mbiemrit, numrit të telefonit nje klikim ‘Dërgo’’, pajtohem me Politikën e Privatësisë, ata (Përdorues(it)) japin lirisht pëlqimin e tyre ndaj Brainster për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me Përdoruesin në fjalë.
Me futjen e të dhënave personale, Përdoruesit bihen dakort me Politikat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së Brainster .
Përdoruesit pranojnë në mënyrë të qartë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale për arsye specifike të ofrimit të shërbimeve të Brainster, d.m.th. ofrimin e suksesshëm të shërbimeve arsimore joformale në fushat e Shkencës së të Dhënave, Dizajn UX/UI, Dizajn Grafik, Programimi Front-end, Programimi Full-stack, Testim Softueri, Burimet Njerëzore, Menaxhimi i Projekteve dhe Produkteve dhe Marketingu Digjital.
Përdoruesit gjithashtu japin lirisht pëlqimin e tyre për përpunimin e identitetit të tyre fizik me anë të videos në rastet kur përzgjidhen dhe pranohen në Akademinë përkatëse për qëllime të përmbushjes së kurrikulës online. Në raste të tilla, orët do të mbahen përmes një shërbimi video chat të zgjedhur nga Brainster që ofron nivelin e duhur të sigurisë dhe mbrojtjes.
Njoftim: Përdoruesi(t) informohen se informacioni i tyre personal në faqen e internetit do të mblidhet përmes një formulari me fusha të përshtatshme për emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, adresën, emailin etj. Këto të dhënat personale të përdoruesit do të mblidhen në rastet kur Përdoruesi(t) aplikon për një prej Akademive të lartpërmendura, dëshiron të sigurojë informacione të mëtejshme në lidhje me Akademitë e lartpërmendura dhe/ose dëshiron të kontaktohet më tej nga Brainster.
Tërheqja e pëlqimit
Përdoruesit janë të lirë të tërheqin pëlqimin në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Tërheqja e pëlqimit dhe të gjitha pasojat e saj do të adresohen nga Përdoruesi në adresën e kontaktit të dhënë në Seksionin e Kontaktit.
Përdorimi i informacionit, p.sh. të dhënave personale dhe informacioneve të tjera
Të dhënat personale dhe informacione të tjera që i përkasin një Përdoruesi specifik, të përshkruara në më shumë detaje në Seksionin Pëlqimi i kësaj Politike të Privatësisë, do të përdoren për arsye specifike të ofrimit të shërbimeve që konsistojnë në edukimin joformal, planifikimin e intervistave dhe testimin e nevojshëm për pranimin në Akademinë përkatëse, gjenerimin e udhëheqjes dhe informimin e individëve të interesuar. Përdoruesi(t) gjithashtu pranojnë të marrin Buletinin informativ të Brainster.
Të dhënat personale dhe informacione të tjera do të përdoren nga Brainster për këtë dhe për vetëm këtë arsye.
Njoftimi për shkelje
Në rast të shkeljes së të dhënave Personale, kur ka gjasa të rezultojë në një rrezik për të drejtat dhe liritë e Përdoruesit, Brainster, d.m.th., kontrollori, do të njoftojë autoritetin mbikëqyrës për shkeljen e përmendur, jo më vonë se 72 orë pasi është vënë në dijeni për shkeljen e të dhënave personale. Nëse njoftimi i autoritetit mbikëqyrës nuk bëhet brenda 72 orëve, ai shoqërohet me arsyetimin e vonesës.
Nëse shkelja e të dhënave personale ka të ngjarë të rezultojë në një rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, kontrolluesi d.m.th. Brainster do t’ia komunikojë shkeljen e të dhënave personale subjektit pa vonesa të panevojshme. Komunikimi i sipërpërmendur me subjektin e të dhënave do të përshkruajë, në një gjuhë të qartë dhe të thjeshtë, natyrën e shkeljes së të dhënave personale dhe do të përbëhet nga sa vijon:
- Emri dhe detajet e kontaktit të Oficerit për Mbrojtjen e të Dhënave ose pikë tjetër kontakti ku mund të merren më shumë informacione;
- Pasojat e mundshme të shkeljes së të dhënave personale;
- Masat e ndërmarra ose të propozuara për t’u marrë nga Brainster për të adresuar shkeljen e të dhënave personale, duke përfshirë, sipas rastit, masat për të zbutur efektin e mundshëm të tij negativ;
Përdoruesi/(t) pranojnë se nëse ndodhin akte që cënojnë sigurinë e të dhënave personale, në rastet e parashikuara në ligj, ata mund të mos informohen për shkeljen e të dhënave personale siç përcaktohet në paragrafin e mëparshëm.
Kërkesë për konfirmim në rastet kur ka dyshime për cenimin e të dhënave persnale
Nëse mendoni se ju është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqisni një kërkesë për informacion. Kërkesën mund ta shkarkoni dhe plotësoni në linkun në vijim: https://www.idp.al/ankohu-3/.
E drejta e aksesit
Çdo person ka të drejtë pa pagesë që, me kërkesë me shkrim, të marrë nga Brainster:
- konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
- në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
- në rastet e vendimeve automatike, sipas nenit 14 të ligjit “Për Mbrojtjen e Të dhënave Personale”, informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje.
Informacioni për të dhënat komunikohet në formën, në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa.
Brainster, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 10 të ligjit “Për Mbrojtjen e Të dhënave Personale”
Në rast se aksesi mohohet, duke argumentuar se cenohen interesat e sigurisë kombëtare, politika e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit, subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.
E drejta për të kërkuar bllokimin korrigjimin ose fshirjen
Çdo Përdorues ka të drejtë të kërkojë bllokimin korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, pa pagesë kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e ligjore në fuqi.
Brainster, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen bllokimit e korrigjimit apo të fshirjes.
Kur Brainster nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
E drejta për t’u harruar
Përdoruesit kanë të drejtën të kërkojnë nga Brainster fshirjen e të të dhënave të tyre personale. Brainster ka detyrimin të fshijë të dhënat personale në lidhje me subjektin e të dhënave në rastet si në vijim:
- Të dhënat personale nuk janë më të nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat janë mbledhur ose përpunuar;
- Subjekti i të dhënave tërheq pëlqimin mbi të cilin bazohet përpunimi;
- Të dhënat personale duhet të fshihen për të përmbushur një detyrim ligjor;
Transmetimi dhe Përhapja e të Dhënave Personale
Brainster nuk duhet t’i transmetojë dhe nuk do të përhapë tek palë të treta të dhënat personale të subjektit.
Pavarësisht nga kjo deklaratë, Brainster do t’i transmetojë të dhëna personale autoriteteve kompetente dhe organeve publike, kur është e zbatueshme dhe e nevojshme sipas ligjit(eve) në fuqi.
Ruajtja e të Dhënave
Të dhënat personale do të ruhen në një platformë të palës së tretë që ndihmon në menaxhimin e informacionit të klientit. Të dhënat do të jenë të siguruara nga kredencialet e hyrjes dhe niveli i sigurisë që ofron Pala e Tretë. Aksesi në këtë bazë të dhënash nuk do të jetë publik që do të thotë se aksesi mund t’i jepet vetëm Brainster.
Cookies dhe përdorimi i produkteve të palëve të treta
Përdoruesi(ët) pranojnë përdorimin e nevojshëm të Cookies në mënyrë që Brainster t’u ofrojë përdoruesve të tij shërbimet si në vijim: autentifikimin, sigurinë, reklamimin, performancën, analiza analitike dhe kërkimin.
Brainster informon se përdorimi i Google Analytics dhe Hotjar është integruar dhe shfrytëzohet për të matur mënyrën sesi përdoret faqja e internetit nga Përdoruesi(ët) dhe vizitorët e tjerë dhe për të gjeneruar raporte të brendshme të Brainster. Google Analytics & Hotjar nuk mbledh asnjë informacion personalisht të identifikueshëm në lidhje me Përdoruesit.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Brainster ruan të drejtën për të ndryshuar, modifikuar, rishikuar ose krijuar një politikë tërësisht të re Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në çdo kohë që Brainster e sheh të arsyeshme për ta bërë këtë. Ju do të jeni në gjendje t’i përdorni ato ndryshime sa herë që vizitoni Brainster, ndërsa një vulë kohore e cila referon datën e ndryshimit të fundit do të jetë e pranishme dhe e dukshme për përdoruesitNe ju kërkojmë të bëni çmos për t’u përditësuar mbi ndryshimet më të fundit në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale.
Detajet
Brainster SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Adresa: Tirane Tirane Rruga “Brigada e VIII”, Shkalla 2, Kati 3, Ap: 363, njësia administrative Nr. 5
E-mail: [email protected]
Data Protection Officer: Orjeta Zylalaj
E-mail: [email protected]
Na telefono: +355696077116