Në një kohë kur marketingu digjital po evoluon me hapa të shpejtë, si mund të ndërtojmë një karrierë të suksesshme dhe të qëndrojmë një hap përpara të tjerëve?
Në këtë webinar, do të mësoni rreth aftësive thelbësore për një karrierë të suksesshme në marketingun digjital dhe si të përdorni mjetet e AI për efikasitet dhe rritje në këtë industri që ndryshon vazhdimisht.
Do të diskutojmë ndikimin e AI në strategjitë e marketingut digjital, si të përshtatemi me teknologjitë e reja dhe pse është thelbësore të përqafojmë inovacionin për të mbetur konkurrues në epokën e AI.
Rezervo vendin tënd 👇
Ermela Juniku është një eksperte me përvojë në zhvillimin e brandeve, marketingut digjital dhe instruktore, me mbi 8 vite përvojë të gjerë në branding, marketing dhe strategji.
Gjatë karrierës së saj në branding dhe marketing, ajo ka punuar me shumë klientë në industri të ndryshme në mbarë botën, të ndërtojnë marka të fuqishme dhe të arrijnë objektivat e tyre të marketingut.
Ermela sjell një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe një historik të suksesshme në krijimin e fushatave të marketingut. Si një lidere e afirmuar në industrinë e branding, ajo ka zhvilluar një kuptim të thellë mbi mënyrat për të lundruar në botën e marketingut digjital dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e Inteligjencës Artificiale për rritje.